ECODIBRA DHE TURIZMI


 Menaxhimi i Eko-Turizmit ne Rajonin e Dibres

Agjencia Inplementuese : Shoqata “ Klubi Ekologjik” Rajoni Diber,

Adresa: Bulevardi “Elez Isufi” Peshkopi

E-mail ecodibra@hotmail.com

Person Kontakti: Luan Leka,Veli Shehu

 

 

 

Home

 

Peshkopi,Prill 2003

 

Pararendja:

Rajoni i Dibres shtrihet ne lindje te Shqiperise ne nje terren te thyer pergjithesisht malor por i kombinuar ne te ashtuquajturen zone e ulet qe fillon nga lumi Drin i zi dhe sa vjen e lartesohet ne pllaja.kodra dhe male te thepisura deri ne kufi me republiken e Maqedonise.

Vargmalet e Korabit, malit me te larte ne Shqiperi kane nje bukuri te rralle.Ato mbajne mbi supe kreshta malesh te perbera nga guri gelqerore dhe formacione gipsi,te veshura me bimesi barishtore te kullotave alpine te llojeve te shumta e qe formojne nje tapet te gjelber ne periudhen pranvere-vere.Lulet e shumta shumengjyreshe,burimet ujore te karaktereve ujvara,liqene natyral,druret pyjor te llojeve fletore dhe halore te cilat vetullojne keto zona alpine shfaqin nje pamje te shkelqyer pejsazhistike per banoret vendas dhe vizitoret.

Shume zona te tilla si Kalaja e Dodes me Korabin madheshtor e livadhet alpine,zona e Grames me kullotat alpine ,liqenet natyrale te tipit karstik,liqeni artificial ne qender te Grames i shoqeruar me druret pyjor te bredhit e pishes jane me te vertete perla te rajonit tone.

 

Zona e Kalase se Dodes

Mirese vini ne Kala te Dodes, porta e malit me te larte te Shqiperise

Gipsi Kala Kalaja e Dodes eshte Porta dhe streha per ate qe duan te arrijne majen e Shqiperise, malin me te larte te vendit tone dhe nje nder me te lartat ne gadishullin e Ballkanit.

Dy jane rruget nga arrihet ne fshatrat karakteristike te Kalase se Dodes.Ajo arrihet si nga Peshkopia apo Dibra e madhe ne rrugen Peshkopi Kala e Dodes, si dhe Kosova e Kukesi mund ta arrijne qe nga rruga Kukes-Bushtrice- Kala e Dodes.

Komuna KALA E DODES shtrihet ne verilindje te qytetit te Peshkopise, me distancen me te afert 30 km dhe me te largeten 40 km nga Peshkopia.

Tre elemente shume te rendesishem prer jeten mund te gjenden atje: ajri shume i paster dhe i fresket, uji i ftohet dhe me i shijshmi ne vendin tone, si dhe prodhime blegtorale, mish dhe bulmet i nje cilesie shume te larte(BIO). Kushtet e strehimit jane ne pergjithesi modeste, porse shkojne cdo dite ne permiresim, dhe vilat e para te kompletuara vijne ne shtim.

ii.Mali I Korabit

Mali i Korabit

Mali i Korabit perben pjesen me te larte te krejt vargut me te njejtin emer , duke qene jo vetem mali me i larte i Shqiperise (2751m) por edhe nje nga me te lartet e Gadishullit Ballkanik. Korabi shtrihet midis lugines se perroit te Veleshices dhe asaj te perroit te Grames.

Kurrizi i Korabit n dahet ne tre kreshta kryesore prej gropash kontakti, si ajo e Panairit, e staneve te Preshit dhe ajo e Bjeshkes se Shehut.

iii Fusha e Panairit

Nder keta me e njohura eshte gropa e Panairit. Pejsazhi i saj eshte madheshtor. Mbi te qendron maja e Korabit, ndersa ka formen e nje stadiumi ne krye te te cilit eshte nje burim me ujin me te ftohte qe buron ne Shqiperi. Vendasit rekomandojne qe uji i Panairit mund te pihet vetem duke perdorur pipeza, pasi perdorimi direkt krijon probleme. Kjo per shkak te temperatures shume te ulet. Nese vizitori arrin ne muajin qershor ne kete fushe, prane burimit ai do te gjeje bore dhe krahas kesaj plot lule me nje pasuri te jashtezakoneshme bimesh e ngjyrash.

Vendasit mendojne se emri Panair vjen nga fakti qe ne shekuj ky vend eshte perdorur si Panair i Blegtorise per te gjithe vendet e Ballkanit.Kjo grope ka forme vezake, me fund gati te sheshte e cila varet mbi lugun akullnajor te rrafshit te Korabit ne veri me nje prag gati 200 m te larte.

Gropa e Panairit ka dy kreshta ate te Moraves (2716 m) dhe ate te Rosnikut (2567 m), te cilat bashkohen tek maja e Korabit. Karakteristike e shkembinjeve perberes te ketyre kreshtave jane brezat e gelqeroreve te mermerizuar. Cirqet akullnajore qe skalitin keto kreshta dhe qe formojne cirqe komplekse, jane te ruajtura me mire se kudo gjetke. Ata shtrihen ne forme te shkallezuar derisa perfundojne ne lugun akullnajor te Rrafshit te Korabit ne veri dhe ne gropen e Panairit ne lindje.

Gropa e Panairit ndahet nga ajo e staneve te preshit (vendburim i ujit qe furnizon qytetin e Peshkopise) nga Kreshta e fameshme e Morave Korabit duke formuar nje rrepire 600-700 m te larte.

iv Rafshi i Korabit

Perpara se te arrihet ne panair vizitori normalisht duhet te Kaloje Rafshin e Korabit, e quajture nga vendasit edhe fusha e Korabit, qe historikisht ka sherbyer edhe si ure lidhje per Kalane e Dodes me Shqiptaret e Maqedonise dhe ato te Kosoves. Eshte kjo arsyeja qe vendasit i kane kushtuar kesaj fushe plot kenge e legjenda. Gjate periudhes se veres ajo eshte mbushur plot me stane si dhe me tufa delesh.I ngjen nje qylimi gjigand me lule, te cilat nga java ne jave i lene rradhen njera tjetres.

Kjo fushe qe ndodhet ne veri te malit, ka tipare te qarta te nje korite me gjatesi rreth 3 km. Ne te formohen disa pragje, derisa zbret mbi fshatin Radomire, ndersa ne fundin e saj takohen edhe disa kodrina.

Vizitoreve kjo fushe krahas ajrit te paster, freskise e bukurise mahnitese, ju ofron edhe kushte shume te mira per pista skish apo aktivitete te tjera dimerore. Ne kete rafsh debora qendron mesatarish mbi 6 muaj. Mjafton nje ore ngjitje nga fshati Radomire per tiu afruar qe ne mengjez rrafshit te Korabit. Ky pastaj mund te jete fillimi per vizitorin. Per tu vizituar nuk eshte vetem maja e Korabit, nuk eshte as vetem fusha e Panairit. Jane edhe plot bukurira te tjera te natyres qe shkurt do ti pershkruajme me poshte:

Gropa e Staneve te Preshit ne jugperendim ka forme te perzgjatur dhe eshte me e gjere se ajo e panairit. Ne te formohen pragje deri ne fshatin Radomire. Ne pragun me te poshtem gjenden 5 liqene akullnajore qe jane ne tharje, por qe akoma ruajne vlera qe i shtojne ketij pejsazhi.

v. Portat e Korabit

Portat e Korabit Kreshta tjeter e ketij mali eshte ajo e Portave te Korabit, e cila ndahet nga vete maja e Korabit prej qafes me te njejtin emer (2475 m lartesi). Kjo kreshte , ne te cilin lartesohen dy maja me lartesi mbi 2700 m ndan gropen e Staneve te Preshit ne verilindje dhe nga ajo e Bjeshkes se Shehut ne jugperendim. Kjo e fundit ne ndryshim prej dy gropave te lartpermendura , eshte thelluar aq shume nga nje dege e perroit te Veleshices, saqe ka marre me teper tiparet e nje lugine. Ne shpatin lindor te kreshtes se Korabit takohen dhe mjaft forma te karstit nival, qe perfaqesoshen nga hinka , ulluqe dhe gropeza te ndryshme.Dukurite e ngricave kane cuar ne formimin e rrjedhjeve te shumta gurore qe zbresin nga keto kreshta drejt fundit te cirqeve.

Kur vizitori don te shkoje ne drejtim te malit te Grames (pjese e ketij ansambli madheshtor) ky kurriz ulet dhe behet gjithnje me i bute, sepse gelqeroret i lene vendin rreshpeve. Shpati perendimor i ketij kurrizi bie mjaft pjerret ne shpatullen akullnajore te Bjeshkes se Zonjave , midis malit te Bardhe dhe atij te Grames

Kjo shpatulline eshte formuar ne kontaktin tektonik te rreshpeve me gipset e malit te bardhe dhe perben nje prag litologjik.Prania e gipseve nen kete prag, e ka ruajtur ate nga shkaterrimi , duke penguar erozionin mbrapesor te perroit te Grames. Ky prag i transformuar ne nje shpatulline gjate akullzimit, ka gjatesi afro 2 km, gjeresi deri ne 1 km, dhe mbi te gjenden dy liqene akullnajore.

Pjesa me mahnitese e tij eshte perroi i Lushit, i famshem per bukurine e luleve te pranveres si dhe per pasurine e madhe te biodiversitetit e vecanerisht te llojeve te rralla.

Vizitorin e masivit te Korabit e mahnisin kontrastet e theksuara midis majave te larta e mjaft te mprehta me natyre alpine dhe e luginave , grykave, lugjeve e gropave te thella.

Bimet, kafshet si dhe pasuria e madhe ne ujra i shton se teprmi vlerat e ketyre pejsazheve, qe perbejne nje pasuri te madhe, si dhe nje te ardhme per zhvillimin e te turizmit ne vendin tone.

LURALura

 

Por jo me pas tyre qendron Lura e cila eshte nje perle e tipit alpin me pyje te shumte te llojeve halore,me fshatrat e saj te vendosura ne pllaja e lugina,me shtate liqejt natyral te tipit karstik te cilet jane nje çfaqje e rralle e bukurise natyrore

 

 

Fusha e Pelave me nje siprfaqe 50 hektare eshte e rrethuar kudo me bredh e pishe dhe paraqet nje pamje vertet mahnitese ku sipas deshmive te te moshuareve,ne kohe te hershme organizoheshin gara me kuaj gjate periudhes se veres dhe ndaj quhet edhe “Fusha e Pelave”.

  1. Lane-Lura

     

     Eshte nje pllaje ne lartesine 1200 m e cila ngjan me nje stadium natyral dhe qe I qendron mbi koke fushe Lures.Ajo eshte e stergjatur per ne jug lindje duke formuar luginen e Gjashtegjishtit* me nje pamje shume te bukur.

    Tufa te medha dhensh kullotin ne bjeshken e Gjargjishtit ecila ka bare yte embel dhe lule te shumta.

  2. Fushe Lura

    Fushe Lura

    Tek zbret nga Lan Lura rruges gjarperuese te shpaloset me plot bukurite e saj pllaja me e madhe e treves se Lures,Fushe-Lura.

    Ajo eshte edhe qendra administrative e cila eshte errethuar nga te gjitha anet me male te larte te veshur me pyje haloresh.ka pak toka te mbjella dhe kryesisht livadhe me lule shumengjyreshe.

    Banoret jane shume mikprites,ato jane vetret te varfer por me zemer te madhe.

    Mbareshtrojne kryesisht dele dhe blete.Jeta e tyre eshte e lidhur kryesisht me pyllin dhe token e paket.Druri ata i shoqeron gjate gjithe jetes se tyre.

    Ne mes te pllajes shtrihet nje lume me uje te paster i cili buron nga mallet e larta.Por burimet ujore me uje kristal jane te shumte.

     

  3. Lura e Vjeter

Vetem 2 km nga Fushe Lura per ne perendim, shtrihet Lura e Vjeter dikur sektori i sharrave te ish Ndermarrjes se Shfrytezimit.Aty ka burime te shumta uji dhe pishat e bredhat te shoqerojne kudo.

Aty mu ne mes te fshatit ka edhe nje kishe per banoret e besimit katolik.

IV.Liqenet e Lures

Nga Lura e Vjeter rruga auto te drejton per ne zonen e liqejve te cilet jane plot shtate.

Pergjate rruges shpaloset bukuria e maleve te mbuluara me drure,celtirat me luleshumengjyreshe dhe ndjehesh i emocionuar nencicerimen e zogjeve dhe bilbilave.Aty ketu ndegjon edhe kengen e gjelit te eger nje pasuri e rralle dhe e bukur kjo e kesaj treve.

Pamje te tilla shume te bukura mbajne ne vetvete edhe zonat e Ilnices (Hinoska)dhe bjeshka e Pocestit me ujvaren e saj fantastike.

Ne zonen e Bulqizes ne pyjet e Ternoves shpaloset nje pejsazh shume i bukur natyror me pyje dhe liqene natyrale te cilet i zbukurojne se tepermi vlerat e mjedisit te kesaj zone.

Keto vlera pejsazhistike qe mbartin zona te caktuara te rajonit behen edhe me interesante kur njeharazi shpalosen edhe historite e banoreve vendas,simbioza e tyre me pyllin,kulloten,blegtorine.

 

Por ata jane edhe shume mikprites dhe te respektuar per mikun,dashamires per vizitoret dhe vizitat qe u behen,,te gatshem ne rrefimin e te dhenave historike etj

Zona te veçanta kane karakteristika te veçanta ne menyren e jeteses,ne gatimin e gjelleve,ne kultivimin e bimeve bujqesore dhe te frutikultures,ne mbareshtrimin e blegtorise sidomos llojet e tipet e rracave per zona te ndryshme jane te ndryshme etj.

Organizimi I sherbimit te turizmit familjar dhe kostot perkatese.

Ecodibra me stafin e saj do te hapin sezonin ne daten 01-06-2003 deri 30-09-2003.

 

 


Copyright © 2003 [Ecodibra]. All rights reserved.