ECODIBRA DHE MJEDISI


Kush eshte Ecodibra ?!

Klubi Ekologjik Rajoni Diber u krijua nga nje grup nismetar me specialist te fushave te ndryshme qe ne prill te vitit 1996, si dege e klubit ekologjik Shqiptar me qender ne Tirane.

Duke pare sferen e kufizuar te veprimtarise se vet,ajo u mvetesua ne nentor te vitit 1999 duke e shtrire aktivitetin e tije ne te gjithe rajonin e Dibres (ne baze Prefekture).

Ne rajonin tone ka shume probleme mjedisore te cilat vijne si rezultat I varferise se banoreve dhe mungeses se alternativave per te mbijetuar. Ne kete menyre njerzit kane qene te shternguar te mbareshtrojne me shume blegtori te cilat si baze kullotje kane patur pyjet.Po ashtu edhe çelja e tokave te reja beri te mundur zvogelimin e siperfaqes pyjore me rreth 3600 hektare kryesisht ne pyjet e uleta te dushkut te cilat jane me prane fshatrave.

Nga kjo situate e krijuar shoqeria cilive eshte e shqetesuar sepse mjedisi ka nje rendesi shume te madhe per mbrojtjen e shendetit te njererzve.

Ecodibra ne misonin e saj ka te percaktuar veprimtarite konkrete per ndergjegjesimin e opinionit publik per mbrojtjen e bimesise ekzistuese,te ambjenteve te perbashketa dhe ato familjare si dhe realizimin e aktiviteteve nderhyrese ne mjedis per zvogelimin e impakteve negative.

Qe ne fillim te krijimit te tije si dege e Klubit Ekologjik Shqiptar, dega Diber mori pjese ne nje seri tekimesh dhe seminaresh te organizuara si Brenda rrethit ashtu edhe ne nivel kombetare.

Jane aktivizuar shume specialialiste te fushave te ndryshme te apasionuar per mjedisin siç mund te permendim zj.Violeta Kola,Sabri Laçi,Veli Shehu, Munir Hoxha, Ivzi Roshi, Hekuran Toçi, Valentina Alku, Abaz Hoxha etj.

Ecodibra ka ndikuar ne ndergjegjesimin e nxenesve te shkollave tetevjeçare dhe te mesme duke shperndare flete palosje per ditet e mjedisit, revisten "Miqte Nderkombetar te Natyres", reviten e prodhuar nga ecodibra etj.

Puna me e rendesishme e ecodibres ka qene shtimi I rradheve te saj me anetar te rij ne rajon.

Ne zona te ndryshme te vendit si Lure,Bulqize,Melan, Tomin,Sllove, kala e Dodes,Arras, ka veprimtare te cilet ne bashkepunim me ecodibren realizojne aktivitete per ndegjegjesimin e komunitetit per mbrojtjen e pyjeve dhe siperfaqebve me bimesi.

Ne zona te veçanta ku problemet jane shume te mprehta dhe si rezultat I demtimit te bimesise eshte shkaktuar nje erosion I fuqishem i cili kanos çdo dite jeten e banoreve si ne Kishavec,perroi I Peshkopise, perroi i Kusares Luzni,demtime te lumit Drin ne tokat bujqesore Gjorice,Portgoce,ushtelenxe,Selane,Muhurr, Rrethas Fushe Alie etj.Erozion i zhvilluar

Nga perllogaritjet humbet nga erozioni afersisht 100 m3 per hectare ne vit.

Efekte negative ka edhe demtimi i cilesise se tokes,prishje e structures

Se saj,shperlarja e lendeve organike e tj.

Shumica e ketyre tokave jane kthyer ne acide dhe te braktisura nga fermeret.

Nga ecodibra jane realizuar edhe nje sere studimesh ne shkalle rrethi nje nder te cilet dhe me I rendesishmi eshte "Hartimi I Strategjise se Mjedisit" SEA ne te cilen specialistet e shoqates trajtuan me kujdes problemin e demtimit te pyjeve nga prerjet dhe kullotja si dhe demet e shkaktuara nga erozioni dhe masat per kontrollin e tije.

Takime me komunitetinNje aspect shume I rendesishem I ecodibres eshte prjesemarrja ne sensibilizimin dhe transferimin e pyjeve nga shteti ne perdorim te komunitetit me pjesemarrjen e tije.

Gjate kater viteve eshte bere nje pune intensive per realizimin e ketije procesi nepermjet zbatimit te disa hapave shume te rendesishem te cilet kane bere te mundur rehabilitimin e mijera hectare pyje dushku dhe ahu kryesisht ne afersi te komunave dhe fshatrave.

Konkretisht ky process eshte realizuar ne komunat,Tomi,Melan,Kastriot,Arras,Sllove,kala e Dodes etj.keto veprimtari kane qene shume efektive dhe tashme ne keto zona kemi rezultate konkrete te riperteritjes massive te pyjeve.Shperndarja e fletepalosjeve

Keto projekte jane mbeshtetur nga donatore te ndryshenm si projekti I Pyjeve I bankes Boterore, REC(Qendra Rajonale e Mjedisit per Europen Jug Lindore),USAID, (Organizata per Zhvillim Nderkombetar), Novib Hollande (Organizata per Zhvillim dhe Bashkepunim Nderkombetar ).

Ne realizimin e projekteve per pengimin e erozionit ne fshatin Zimur te Komunes Tomin eshte realizuar nje project I financuar nga SNV Peshkopi, duke mbjelle 2 hektare akacie dhe 70 m3 prita e gardhe kunder erozionit.

Po ashtu ne Vertok (Perroi i Melanit) jemi mbeshtetur me nje project nga Ambasada Norvegjeze duke ndertuar rreth 120 m3 prita me mure guri te thate,mure guri llaçimento e gardhe dyshe.

Gjate vjeshtes se vitit 2001 dhe 2002 jane mbjelle nga ecodibra 75,000 rrenje akacie dhe 20 hektare plep kanadez ne zonene e rrezikuar te Kishavecit Komuna Kastriot.

Ecodibra ka marre pjese gjithashtu edhe ne konferenca e takime te cilat jane organizuar ne shkalle vendi.

Specialistet e saj jane trajnuar prane REC,APFDP,PNUDI,SNV,ANNTARC,Partneret e Shqiperise,te cilet sot jane te afte qe te organizojne kurse trainimi dhe veprimtari te rendesishme ne mbrojtje te mjedisit.

Bashkepunimi me OJF-te vendase ka qene prezent sidomos me ato mjedisore ku ecodibra ka organizuar aktivitete te perbashketa. Nje nder me te rendesishmit ishte ai I kremtimit te 5 Qershorit "Dites nderkombetare te Mjedisit" aktivitet I cili u realizua ne bashkepunim me Shoqaten Mjedisore Agimi.

Bashkepunim dhe koordinim aktivitetesh ecodibra ka patur edhe me simotrat e soj ne Rajon. Ajo ka bashkepunuar me Shoqaten Mjedisore "Deshati" ne Diber te Madhe, me shoqaten e Mbrojtjes se Natyres Struge.

Ne hartimin e projekteve te perbashketa ne kemi bashkepunuar edhe me shoqata ne Bullgari,Hungari etj.

Ecodibra ne programin e saj ka te percaktuar objektivat afat shkurtera,afatmesme dhe ato afat gjata te cilat perbejne edhe planin konkret te aksionit per mbrojtjen e mjedisit natyror dhe atije ne pergjithesi.

Per te bere gjithnje e me present problemet mjedisore ecodibra ka shkruar disa artikuj problemetik tek revista e REC "Mjedisi Sot"

Objektivat Afat  Gjate te Klubit ekologjik jane:

#. Perfshirja dhe sensibilizimi i komunitetit ne te gjithe Rajonin per problemet Mjedisore si:

 

 

OBJEKTIVAT AFAT MESEM:

qe rrezikohen ne rang Rajoni.

- Percaktimi i numrit te degeve dhe anetaresimeve ne zonat me problematike mjedisore te Rajonit

OBJEKTIVAT AFAT SHKURTER

medisore

Ecodibra do te vazhdije pa u lekundur ne realizim te misonit te saj per te rehabilituar mjedisin ne nje kohe sa me te shkurter.

Vizioni i saj eshte:

DIBRA NJE PERLE E GJELBER E NATYRES SHQIPTARE.

 

Home

 


Copyright © 2003 [Ecodibra]. All rights reserved.